Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi, të njohur si Gjesti.

Gjesti u ndalua të mërkurën nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lajmin për një gjë të tillë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.