Sipas ekspertëve, rrushi përmban më shumë se 1 mijë e 600 përbërës natyralë, duke përfshirë antioksidantë të fuqishëm si polifenolet, flavonoidet, antocianidinat, katekinat, acidet fenolike dhe resveratroli.
Studiuesi i njohur i kancerit, John M. Pezzuto, shpjegon pse këto fruta të ëmbla janë një superushqim. Pezzuto është dekan i Kolegjit të Farmacisë dhe Shkencave të Shëndetit në Universitetin Ëestern Neë England. Ai konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë në këtë fushë. Dhe analiza e tij tregon se rrushi mund të bëjë shumë më tepër për trupin tonë sesa shumë veta e kishin kuptuar më parë.
Efektet në zemër, tru dhe lëkurë
Këto substanca nuk funksionojnë individualisht, por si një e tërë. Ndërveprimi i tyre është thelbësor. Është gjithashtu e provuar shkencërisht se rrushi mbështet sistemin kardiovaskular , relakson enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e kolesterolit.
Kokrrat e rrushit gjithashtu kanë një efekt në tru: përmirësojnë metabolizmin dhe performancën njohëse.
Lëkura gjithashtu përfiton, kryesisht përmes mbrojtjes nga rrezatimi UV.
Rrushi është gjithashtu i mirë për florën e zorrëve: Ai nxit një mikrobiomë të shëndetshme dhe rrit diversitetin në zorrë. Dhe, gjithashtu mbron sytë.