Pse është koronavirusi më ndryshe për burrat sesa për gratë?

Nisur nga drejtuesit e autobusëve deri te kryeministrat, njerëzit nga të gjitha sferat e jetës po sëmuren rëndë me Covid-19. Kjo ka tërhequr vërejtjen te fakti se sëmundja nuk diskriminon. Koronavirusi është, në fund të fundit, një pjesë pak a shumë e pajetë e një materiali gjenetik lundrues. Nuk është i aftë që të bëjë diskriminim.

Por megjithëkëtë, virusi ka efekte të ndryshme në grupe të ndryshme të njerëzve.

Një nga ndarjet më të theksuara shfaqet ajo që lidhet me gjininë. Dhe se sa më ndryshe po i prek COVID-19 burrat dhe gratë, kjo nuk ndërlidhet me mënyrën se si po sëmur virusi – por edhe si po ndikon në perspektivat shëndetësore dhe ekonomike, në aspektin afatgjatë.

Dallimet e sëmundjes

Një nga ndryshimet më të habitshme që është shfaqur deri më tani është në nivelin e vdekjeve te burrat dhe gratë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, dy herë më shumë burra sesa gra kanë vdekur nga virusi. Ngjashëm kështu, 69 për qind e të gjitha vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Perëndimore kanë qenë meshkuj. Statistika të ngjashme janë parë edhe në Kinë dhe gjetkë.

Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga Anna Purdie në University College në Londër, po harton ndryshimet gjinore në vende të ndryshme dhe po punon për të mësuar më shumë rreth këtij fakti. Tani për tani, arsyeja është ende e paqartë.