Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë

kryeministri Avdullah Hoti sot në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Ndërkaq, kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Qeveri.

Pas mbledhjes, Kryeministri Hoti ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se vendimi për shfuqizimin e kësaj mase është bërë në dakordim me partnerët ndërkombëtarë dhe se tani pret nga ana e Serbisë që t’i heqë të gjitha barrierat që e pengojnë dialogun.