Rama rrugës për në SHBA: S’do lëmë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se po shkon drejt Shteteve të Bashkuara për të siguruar vaksinën antiCovid në Shqipëri, paralelisht me vendet e tjera.

Sipas tij, kontakti sy me sy me prodhuesit e saj është për këtë qëllim.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1335198012986036225&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Frama-rruges-per-ne-shba-sdo-leme-gur-pa-luajtur-qe-vaksina-te-filloje-te-vije-sa-me-pare-ne-shqiperi%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px