Një burrë është raportuar i zhdukur në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, ai është larguar nga banesa më 23 janar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti i zhdukjes është raportuar të dielën, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Ngjarja është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.