Sunny Hill Festival

Raportohet se ka vdekur edhe personi i tretë nga rasti në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Raportohet se i vdekur tanimë ka mbetur edhe personi i tretë.

Për këtë rast janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në krim.

Policia është në ndjekje intensive të tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.