Sunny Hill Festival

Reali nuk do të kryej transferime gjatë janarit

Trajneri italian, Carlo Ancelotti foli për media sot para ndeshjes së Real Madridit me Gironan në La Ligan spanjolle.

Ancelotti analizoi skuadrën e Gironas, ndërsa tha se Reali duhet të reflektoj për humbjen në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzigut.

“Girona luan futboll të bukur dhe atyre ju pëlqen ta mbajnë topin. Ata janë të organizuar mirë sa i përket fazës ofensive. Neve na duhet të jemi të foku

suar qysh nga fillimi i ndeshjes. Pas humbjes ndaj Leipzigut, ne duam ta fitojmë këtë ndeshje. Karim Benzema nuk do të rikthehet në kohë, por ne kemi Luka Modric, Dani Ceballos, Fede Valverde, Mariano dhe Rodrygo, i cili së fundmi kishte një problem por do të jetë i gatshëm për nesër”, tha Ancelotti.

Po ashtu, Ancelotti tregoi se Reali nuk do të jetë aktiv në merkaton e janarit, duke thënë se kjo skaudër do ta mbyll sezonin 2022/23.

“Ne nuk jemi duke menduar për merkaton dimërore. Nuk jemi të interesuar në të. Kjo është skuadra që e kemi deri në fund të sezonit. Nuk do të ndryshojë.

Real Madridi i rikthehet aksionit nesër, ku zhvillon ndeshje si vendas në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 16:15 kundër skuadrës së Gironas.