Reshjet e mëdha të shiut, vërshohet fshati Sharban i Prishtinës

Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Sharban të Prishtinës.

Banorët e fshatit kanë thënë se ndihen të rrezikuar pasi që uji ka depërtuar brenda shtëpive ndërsa po dëmtohen edhe kulturat bujqësore.

Ndërkohë, në një njoftim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se sot ka probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme si dhe rrëshqitje të dheut.