Sunny Hill Festival

Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po ushtron presion ndaj bizneseve

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur për protestën e sotme të bizneseve dhe vendimin e ZRRE-së për dalje në treg të hapur që prek rreth 1200 biznese.

“Ky proces është i përcaktuar me Ligj të Energjisë i miratuar në vitin 2016. Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo shtoi se kanë ftuar një takim për sot në orën 13:00 me bizneset dhe kompanitë furnizuese, derisa tha “shpresoj që Oda Ekonomike e Kosovës ua ka përcjell ftesën bizneseve”.

Ministrja në detyrë ngjashëm si kryeministri në detyrë, kritikoi Odën Ekonomike të Kosovës se ka nisur luftë politike.

“Kemi dërguar ftesë që të kemi takim sot në orën 13:00. Bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime,  për të mos nënshkruar oferta me furnizues dhe për të dalë në protesta Disa furnizues kanë thënë se hezitojnë të vijnë në takimin e sotëm për shkak se nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë se nga disa biznese dhe oda i bëjënë të ndjehen sikurse po e marrin njërën anë e jo atë të luftës politike që ka zgjedh Oda Ekonomike e disa të tjerë”, tha Rivanolli.

Ajo shtoi se e kanë parasysh se këta që janë destruktiv e bllokues janë pak por janë të zëshëm.

Tutje ministrja në detyrë tha se raportimet se KESCO do të blejë energji për 30 euro nuk janë të sakta.

“Nuk është e saktë që KESCO ka të drejtë ta blejë me 30 euro energjinë dhe ta shes në treg të rregulluar”, tha Rizvanolli.