Rrahje në Prishtinë, tre persona shoqërohen në polici

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, apo siç njihet ndryshe “Te kafet e vogla”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka intervenuar në këtë rast dhe ka shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (Te kafet e vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar”, ka thënë Krasniqi. 

Më tej, ai njoftoi se rasti është duke u trajtuar nga policia.