Rreth 47 mijë raste me koronavirus në Kosovë

Që nga muaji mars kur u paraqitën rastet e para në vendin tonë numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 46 mijë e 909 raste nga 164 mijë e 548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i vdekjeve në vendin tonë ka shkuar në 1 mijë e 203 raste. Vetëm në 24 orëshin e fundit janë raportuar pesë viktima nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë e 155 raste.

Numri i rasteve aktive nga ky virus aktualisht është 11 mijë e 551.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.