Rreth 510 persona kanë humbur betejën me koronavirus në Kosovë

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka kaluar numrin 500, shkruan Gazeta Stop.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me 9 viktimat që janë konfirmuara sot, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 508. 

Ndërkaq numri i rasteve pozitive deri më sot është 13.215 raste nga 50.223 persona të testuar. 

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 9 mijë e 355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 352.