Rreth 64 mijë persona në Kosovë janë testuar për koronavirus

Që nga 8 shkurti i këtij viti, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në laboratorët privatë, janë testuar 63 mijë e 638 mostra të dyshimta për koronavirus.

Nga kjo shifër, deri më tani, 15 mijë e 270 raste rezultuan pozitive me koronavirus.

Gati 13 mijë prej tyre, saktësisht 12 mijë e 900 të infektuar kanë arritur ta mposhtin këtë virus, duke u shëruar tërësisht. 

Ndërkaq, 616 raste të tjera të infektimeve përfunduan me vdekje. 

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 1 mijë 754 raste aktive me COVID-19.