Qeveria në detyrë ka marrë vendim për rritjen e shtesave për nënat lehona.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se do ta miratojnë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, që gratë lehona të papunësuara i marrin nga 6 muaj. Ndërkaq lehonat e punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj. Vlera e pagesës për këta tre muaj më herët ka qenë 223 euro.
Ai ka thënë se lajmi i tretë i mirë është për shërbyesit civilë. Sipas tij, pagat e shërbyesve këtë vit rriten dy herë nga 55 euro.
“Rritja e parë ka filluari së zbatuari nga janari rritja e dytë do të filloj nga korriku.. Kështu pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publik do të jenë për 110 euro më të larta se sa ishim në dhjetor 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publik)”, tha Kurti.