Rritet kërkesa për plazmë

Ditëve të fundit është rritur kërkesa për plazmë konvalescente të gjakut, që pacientët e shëruar nga COVID-19 kanë dhuruar.

Në shtimin e kërkesave, në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut thonë se ka ndikuar rritja e numrit të rasteve me koronavirus.

Nga 640 vullnetarët që kanë dhuruar gjak, në lëngun trupor të 130 prej tyre është nxjerrë plazma konvalescente.