Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.
Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit. Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor. Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.
Prej kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.
Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem. Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.
Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit. Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.
Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.
Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij. Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.
Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore. Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.
Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.
Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut. Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.
Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës. Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.
Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.
Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.