Shantazhe e kërcënime-problemet e të famshmeve shqiptare me rrjete sociale

Disa prej femrave të shoubizit shqiptar janë përballur me probleme në rrjete sociale.

Rrjetet sociale kanë anët pozitive, por nuk janë të pakta edhe anët negative në përdorimin e tyre, shkruan lajmi.net.

Një kategori që i shfrytëzon në maksimum këto rrjete sociale është edhe industria e argëtimit.

Përdorim shumë të madh të rrjeteve sociale kemi tek gjinia femërore, veçuar këtu këngëtaret, modelet, e të tjera.

Por, pikërisht gjinia femërore në shumë raste po ka probleme me këto rrjete, të tilla që shkojnë deri në kërcënime me publikimin e gjërave private.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar nëse ka raste kur të famshmit kanë paraqitur  kërcënimet dhe shantazhet, por në përgjigjen e tyre ata thanë se informacionet e tilla janë konfidenciale.

Më poshtë mund të mësoni se cilat janë disa prej të famshmeve që patë probleme në rrjete sociale.

Morena Taraku

Një prej emrave më të komentuar të shoubizit në vend është edhe Morena Taraku. Ajo krahas jetës profesionale komentohet shumë edhe për jetën private.

Në disa llogari në Instagram kishin qarkulluar disa biseda, ku pretendohej se aty gjendeshin fjalët e Morenës.

Por, një gjë të tillë e kishte mohuar vet këngëtarja, e cila tha se biseda është montuar nga një program.

Para kësaj, Morena u përfol shumë për një audio-incizim, ku përmend ‘lokacionin’ dhe pikërisht këtë fjalë e kishte përdorur në tekstin e këngës së fundit.

Arta Nitaj

Edhe Arta Nitaj jo rrallëherë ka pasur probleme me rrjetet sociale. Njësoj sikurse për Morenën, edhe Artës i qarkulluan biseda, të cilat ajo tha se janë të montuara.

Në imazhet që ishin shpërndarë në rrjete sociale, një person e shantazhonte atë të kalonte një natë me të ose në të kundërtën do ia publikonte fotot intime.

Personi në fjalë pretendonte se ia kishte dhënë 5000 euro Artës për të kaluar një natë me të.

Pasi e mohoi një gjë të tillë, ajo kishte publikuar një foto nga një ndejë dhe ia la mbishkrimin “A po keni punë o montazhera”.

Po ashtu, çështjen e montimit të bisedave, aktorja tentoi ta sqaronte edhe duke treguar se si mund të gënjesh se po bisedon me yjet botërore, shembull e mori Beyoncen.

Por, kjo nuk ishte e tëra, në rrjet bëri bujë edhe një fotografi që qarkulloi, ku shihet një femër lakurq, e cila pretendohej të jetë pikërisht Arta Nitaj.

Kjo e fundit kishte reaguar menjëherë, duke thënë se një gjë e tillë është montuar ngase as fotografia dhe as bisedat nuk janë të saj.

Ndërsa, për vajzën në foto kishte thënë se është Sommer Isabella.

Kejvina Kthella

Edhe Kejvina sikurse emrat e lartpërmendur ka pasur probleme të tilla me përdoruesit e rrjeteve sociale.

Modelja ka pak ditë që kishte reaguar ashpër ndaj bisedave që qarkulluan në rrjete sociale, ku flitej për ‘pazare’ rreth një nate me të.

Bisedat e tilla kishin shkuar deri në atë pikë saqë ishte kërcënuar se do t’i publikohen foto e video intime.

Kejvina sqaroi se biseda të tilla lidhur me të dhe persona të tjerë janë duke u montuar me programin “Prankgram”, i cili huazon identitetin e dikujt tjetër për qëllime të caktuara.

Kejvina Kthella tha se nuk do të lejojë që të abuzohet me atë që e ka arritur me punë dhe të luajnë me dinjitetin e saj.

Arta Elezaj

Edhe aktores Arta Elezaj i ishin publikuar gjëra intime. Një video e saj duke bërë ‘twerk’ para kamerës e veshur në të brendshme bëri xhiron e rrjetit.

Video e tillë ishte publikuar pasi i janë marrë gjëra private nga telefoni i Elezajt.

Albërie Hadërgjonaj

Një tjetër artiste që ka pasur probleme me rrjete sociale është edhe Albërie Hadërgjonaj.

Në profilin e saj në Instagram, ishte publikuar një foto ku ajo shihej e veshur me këmishë nate, e shtrirë në shtrat dhe me gjoks të ekspozuar.

Pas kësaj fotoje, kishte reaguar vet këngëtarja duke thënë se ishte e montuar pasi ia kishin vjedhur fjalëkalimin e Instagramit.

Këto nuk janë rastet e vetme me femrat e shoubizit, që patën probleme me rrjete sociale, ngase edhe shumë emra të tjerë patën probleme të ngjashme.

Krahas tyre, edhe meshkujt nuk mbetën rehat. Reperëve S4MM dhe Fero para pak kohësh i janë vjedhur llogaritë në Instagram.

Që të dy janë kërcënuar me publikimin e gjërave private, por për pak kohë i shpëtuan sulmit kibernetik, duke rikthyer llogaritë.

Me këto dhe raste të ngjashme janë përballur kohën e fundit emrat e njohur të shoubizit. Problem i madh qëndron mundësia e lehtë e manipulimit në këto rrjete.

Llogaritë e rreme dhe programet që u mundësojnë personave të tillë të bëjnë gjëra që i përmendëm më lartë, po ndikojnë direkt që ato biseda apo imazhe edhe pse pretendohet të jenë të rreme, të bëhen virale në rrjete sociale ku kanë qasje të gjitha moshat.