SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen” për shitjen e TikTok-ut

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë të dielën se SHBA-ja dhe Kina kanë finalizuar detajet e marrëveshjes për bartjen e versionit të TikTok-ut në SHBA te pronarët e rinj, raporton “The Guardian”.  

“Ne kemi arritur një marrëveshje finale për TikTok-un”, tha Bessent të dielën në një intervistë për “CBS”. 

Ai ka treguar se marrëveshja është arritur në Madrid dhe se dy liderët, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping, do ta zyrtarizojnë gjatë takimit të paraparë të enjten në Kore të Jugut. 
Bessent nuk ka treguar detajet e marrëveshjes.