Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe i Hungarisë zhvilluan takim virtual për shkëmbim përvojash

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Shërbimit Korrektuese të Kosovës, sot Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi, me bashkëpunëtorët  e tij,  zhvilluan takim virtual me Zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Burgjeve të Hungarisë,  János Schmehl.

Takimi rrodhi si rezultat i angazhimit të ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me ç ‘rast në takim i pranishëm ishte edhe zëvendës ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bozsik Bela.

Drejtori Thaçi, gjatë takimit i njoftoi të pranishmit mbi gjendjen aktuale të institucioneve korrektuese, planet operative, masat parandaluese, punën dhe sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar si rezultat i shfaqjes së Pandemisë Covid 19.

E në anën tjetër, Zëvendësdrejtori, Schmehl, shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin me SHKK-në në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave me të mira të menaxhimit të sistemit të burgjeve.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella të të dyja institucioneve.