Shërohen 104 persona nga koronavirusi

104 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853”, thuhet në njoftim.