Shërohen 54 pacientë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 54 pacientë nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347”, thuhet në njoftim.