Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama
Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar në shkurt të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.