Xhavit Haliti

Shkelje masive në trafik: Policia shqipton rreth 1900 gjoba, 62 aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,885 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë kohore janë raportuar gjithsej 62 aksidente trafiku, prej të cilave 40 kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet policore kanë apeluar për respektimin e rregullave të trafikut, duke theksuar se kujdesi dhe përgjegjësia e drejtuesve të automjeteve mbeten faktorë kyç për parandalimin e aksidenteve.