SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QP Prizren

Të shtunën rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektues kanë pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimt nga rruga në drejtim të kulmit  të Q.P Prizren.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimt dhe gjatë hapjes  është konstatuar se  në brendësi të saj kanë qenë:

·         Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë;
·         Një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë;
·         Një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë;
·         Dy adaptera të kamofluar  për USB kabel;
·         Dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB.

Të gjitha këto kanë qenë të mbeshtjellura dhe të kamofluara me një qantë dhe një mbështjellse  për matjen e tensionit të gjakut.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.