Shqipëri: 6 viktima dhe 493 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 493 raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga virusi korona teksa janë shëruar 557 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.