Shqipëri, 7 të vdekur e 101 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 pacientë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 101 raste të reja.

101 rastet e reja kanë dalë nga 474 teste të kryera.

Po ashtu janë shëruar 13 pacientë, duke rritur numrin në 2031.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 5620 raste pozitive, derisa kanë vdekur 172 pacientë.