Shqipëria fiton ndaj Kosovës

Shqipëria ka triumfuar në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në futboll ndaj Kosovës. Shqipëria triumfoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan.

Bekim Balaj (31’) dhe Myrto Uzuni (65’) realizuan për Shqipërinë, ndërsa Vedat Muriqi (85’) nga penalltia për Kosovën.

Për Kosovën në këtë ndeshje debutuan Betim Fazliji dhe Mirlind Daku.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 15 nëntor kundër Sllovenisë në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve, e më 18 nëntor e pret Moldavinë.

Shqipëria ndërkohë më 15 nëntor e pret Kazakistanin në Ligën e Kombeve, ndërsa më 18 nëntor po ashtu është mysafire e Bjellorusisë.