Shqipëria publikon listën e të ftuarve për sfidat e tetorit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Edoardo Reja, ka publikuar listën e të ftuarve për tri ndeshjet e tetorit.

Më 7 tetor Shqipëria ka parashikuar miqësore me Armeninë, që përkundër trazirave në këtë vend ende nuk ka ndonjë ndryshim nëse do të anulohet kjo ndeshje.

Kurse dy ndeshjet zyrtare Shqipëria i luan në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.

Që të dy këto ndeshje “Kuqezinjtë” i zhvillojnë në udhëtim.

Më 11 tetor luan ndaj Kazakistanit, kurse më 14 tetor ndaj Lituanisë.

Shqipëria është në grupin e 4 të Ligës C me 3 pikë të grumbulluara pas 2 ndeshjeve.

Skuadra e Rejas fitoi 2 me 0 ndaj Bjelloruisë, kurse pësoi në “Air Albania” ndaj Lituanisë me rezultat prej 1 me 0.

Image