Sidomos në mëngjes! Pse dushi i ftohtë është ideal për organizmin

Një dush i ftohtë për t’ju zgjuar në mëngjes apo vaska plot me ujë të nxehtë pas një dite të lodhshme pune që ju ndihmon për relaks…Rutina është e ndryshme për njerëz të ndryshëm, megjithatë duhet të dini avantazhet dhe disavantazhet lidhur me temperaturën e ujit me të cilën preferoni të laheni.

Dushi i ftohtë, përfitimet shëndetësore

Dushi me ujë nga 15 deri në 20 gradë Celsius konsiderohet një dush i ftohtë dhe nëse mund ta tolerojmë, mund të na sjellë shumë dobi. Së pari, i mban flokët plot shkëlqim dhe lëkurën të hidratuar. Së dyti, lehtëson simptomat e kruarjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. E më e rëndësishmja, forcon sistemin tonë imunitar! Por kini kujdes! Nuk sugjerohet në rast se jeni sëmurë, me gjendje gripale përshembull…

Kur është momenti më ideal për një dush të ftohtë?

Një dush i ftohtë është perfekt kur të zgjoheni në mëngjes, pasi do t’ju ndihmojë të keni më shumë energji gjatë ditës. Nëse nuk e duroni dot temperaturën, duhet të dini se është e nevojshme të zgjasë të paktën 5 minuta.

Po pse na pëlqen më shumë dushi i nxehtë?

Një dush i nxehtë para gjumit për shumicën e njerëzve është praktikë e zakonshme, pasi relakson muksujt dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Megjithatë, këshillohet që uji të mos jetë në temperaturë shumë të lartë pasi mund të dehidratojë dhe irritojë lëkurën. Nxehtësia e lartë gjithashtu mund të shkaktojë kruajtje ose të irritojë më tej një zonë të prekur të lëkurës sonë. Po ashtu, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut ose sëmundje kardiovaskulare, bërja e një dushi shumë të nxehtë mund t’i përkeqësojë këto gjendje.

Koha ideale për një dush të ngrohtë, jo të nxehtë, është pasdite ose 20 minuta para gjumit! Shijojeni për rreth 15 minuta në mënyrë që të pastrojë lëkurën tuaj pa e dehidratuar.