Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.
Në vazhdim e seancës që është mbajtur të shtunën është bërë e 20-ta herë radhazi që deputetët nuk kanë pasur kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar.
Pas dështimit të se shtunës kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, që ka dështuar që të zgjidhet në pozitën e kryetares së Kuvendit për 6 herë radhazi, ka insistuar se partia e saj i ka votat për ta formuar Qeverinë.
Por, këto vota LVV duhet t’i sigurojë tek partitë opozitare mirëpo ato deri tash nuk kanë pohuar se kanë marrëveshje me partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.