Sunny Hill Festival

Sot hyn në fuqi ndalesa e Kushtetueses, ndalon çdo veprim të deputetëve për konstituimin e Kuvendit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hyrë në fuqi, duke ua ndaluar deputetëve të Kuvendit të Kosovës çfarëdo veprimi lidhur me procesin e konstituimit të tij. Ky vendim vjen pas 54 tentimeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje kanë rezultuar të pasuksesshme. Lëvizja Vetëvendosje kishte insistuar në dy pika kryesore: votimin e fshehtë dhe kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, këto propozime nuk morën mbështetjen e mjaftueshme nga subjektet tjera parlamentare.

Dje u shënua edhe përpjekja e fundit për formimin e Kuvendit, e cila gjithashtu dështoi. Situata mbetet e paqartë, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon më 8 gusht.