Sot mblidhet Qeveria, do të shqyrtohen masat anti-COVID

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme.

Nuk është bërë e ditur ora se kur do të mbahet mbledhja e Qeverisë, kurse mediat kanë raportuar se ajo mund të mbahet në orën 15:00 ose në 19:00.

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e mbledhjes së kabinetit qeveritar, por pritet që Qeveria të shqyrtojë masat e reja anti-COVID.

NNdërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e Komunave ku u diskutua për masat anti-COVID.

Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore.