Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro 29 filloi të martën me një ndeshje, për të vazhduar dje (e mërkurë) me dy tjera dhe sot zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiros.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës, me gjilanasit që i presin kryeqytetasit në stadiumin me bari artificial.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani është nikoqir i Gjilanit në përballjen që do të luhet në stadiumin e qytetit.
Të dy takimet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00, teksa janë të rëndësishme për secilën skuadër në luftën e tyre për të arritur objektivat.