Sot mot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë to të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.