Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi i përcjellur edhe me zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 dhe 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1 deri në 9m/s.