Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot për të 33-në herë do të mblidhen për konstituimin e Kuvendit.
Tashmë seancat po janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.
PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, gjersa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.
E sot, në ora 10:00 është caktuar seanca e radhës, e 33-ta me radhë.