Deputetet sot do të mblidhen në seancën e 48-të për konstituim të Kuvendit.
Seanca do të nis nga ora 11.
Tashmë janë bërë plot 3 muaj qëkur seanca konstituive është hapur, e as të martën e kësaj jave deputetët nuk i dhanë zgjidhje ngërçit të krijuar në Kuvend. As në tentimin e 47-të, legjislatura e nëntë nuk u konstitua. E sikurse herët e tjera, përfaqësues të dy taborëve politikë akuzuan prapë njëri-tjetrin për dështime.