Suspendohet nga puna inspektori tatimor i ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për inspektorin tatimore D.F, i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga puna”, është thënë në njoftimin për media.

ATK-ja ka ftuar qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë në linjen pa-pagës 0800 80 800.