Sunny Hill Festival

Suspendohet zyrtari policor, ushtroi dhunë psikike ndaj gruas


Një zyrtar policor është arrestuar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Për këtë rast është njoftuar IPK-ja të cilët pas zhvillimit të hetimeve të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar.