Të hënën promovohet libri ‘Sythet e Dritëhijeve të Jetës’

Të hënën në Suharekë do të promovohet libri më i ri me poezi dhe prozë të shkurtër i autorëve Sedat Gashi dhe Miranda Fondaj. Ceremonia e promovimit, do të mbahet më datë 14.04.2025, në Suharekë.

“Ju ftojmë në promovimin e Librit “Sythet e Dritëhijeve të Jetës” nga Sedat Gashi dhe Miranda Fondaj, 14.04.2025 Biblioteka e qytetit “Hajdin Berisha” Suharekë.
Ndryshe, Sedat Gashi është profesorë i Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Gjimnazin “Jeta e re” në Suharekë dhe merret aktivisht me shkrime letrare, poashtu edhe Miranda Fondaj është mësimdhënëse e gjuhës shqipe në ShFMU “7 Marsi” në Suharekë dhe merret me krijimtari letrare.