Tensionohet situata në LDK, Veliu thotë se “i vie keq që LDK-së i ka ra në deregje ta përfaqësojë çifti i Muhaxherit”

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri kishte hedhur kritika ditën e djeshme në drejtim të bashkëpartiakut të tij, deputetit Agim Veliu.

Muhaxheri ka thënë se imponimi i Veliut për të qenë dy herë ministër i Punëve të Brendshme e për t’u larguar nga komuna e Poudjevës i kishte sjellur partisë energji negative dhe kishte ndikuar që Podujeva të humbet nga partia që dikur e kishte bastion.

“Kjo i bjen mos i cakto njerëzit që lypin me kon në kryesi e ministra, edhe të imponohen qysh janë imponu do ministra se nuk u bo e ke dëmtu partinë. Pikërisht imponimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministritë, i ka bë dëm të madh partisë. Ai është imponu për me qenë ministër i punëve të brendshme dhe një kryetar komune e ka lëshu komunen  na ka jep atë energjinë negative e kemi hup Podujevën. Ju ka tërhek vrejtja prej meje, që mos krijo kësi momentum se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai mas pasi e ka hup Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Kjo është ai momentum negativ që t’i ia krijon partisë, duke mendu vetëm për veti”, tha Muhaxheri mbrëmë në një debat televiziv.

E Veliu sot iu ka përgjigjur Muhaxherit.

Sipas tij, ai nuk është i befasur me ato deklarata pasi që sipas tij “ai vazhdimisht i ka ndryshu si era”

“Personalisht duke e njohur karakterin e Muhaxherit nuk më bën përshtypje ajo çka thotë sepse ai është i njohur për mosqëndrueshmeri në mendime e qëndrime ai vazhdimisht ka ndryshu si era”, ka thënë Veliu për indeksonline.

“Më vjen keq për partinë time së cilës i kam shërbye për 31 vite në çfarë deregje ka ra me perfaqësue çifti i Muhaxherit! Nga Gazi, LDK dhe unë kemi marrë goditje edhe në të kaluaren sa ai ishte me partinë Ora”, shtoi ai.