Sot do të mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Tash e katër muaj në vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi vazhdon të jetë në ngërç politik.
Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit, që është njëherësh edhe deputeti më i vjetër, Avni Dehari ka vënë në procedurë votimin për Komision zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetarin, por edhe ky proces është bllokuar në mungesë të kuorumit.
Çështjen e votimit të fshehtë, AAK e ka dërguar në Kushtetuese.