Sot për të 27-në herë mblidhen deputetët për konstituimin e Kuvendit. Shumica e seancave ishin më shumë për të zbatuar procedurën e mbledhjeve çdo 48 orë, se përpjekje reale për të gjetur zgjidhje dhe konstituuar Kuvendin.
Procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, gjersa nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë theksuar se nuk do ta votojnë Haxhiun, pasi sipas tyre, nuk është fytyrë unifikuese.
Kryesuesi Avni Dehari ka vënë në votim propozimin për një Komision zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, por edhe kjo nuk po kalon në mungesë kuorumi.
AAK çështjen e votimit të fshehtë e ka dërguar në Kushtetuese.