Shqipëria u dridh sonte nga një tërmet.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës Rihter.
Të dhënat sizmologjike tregojnë se lëkundja ndodhi rreth orës 20:00, me thellësi rreth 10 kilometra mes Lushnjës dhe Elbasanit, dhe u ndje kryesisht brenda banesave, raportojnë mediat shqiptare.
Epiqendra u përcaktua në koordinatat 40.990°N dhe 19.750°E, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.