Tetë të arrestuar nga policia për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të cilët ishin përfshirë sot në rrahjen e djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, që ndodhi sot rreth orës 12:00, në afërsi të shkollës në Llapnasellë të Graçanicës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull ,ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.