Thaçi u reagon Daçiqit dhe Vulinit pasi fyen viktimat e luftës: Veprime të tilla dëmtojnë dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka reaguar zyrtarëve serbë, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, pas deklaratave të tyre ofenduese ndaj viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Qëndrimet fyese të Daçiq dhe Vulin drejt viktimave civile të luftës, të vratë nga regjimi i Millosheviqit, janë dëshmi se Serbia ende nuk e ka ndryshuar politikën e saj fashiste në drejtim të Kosovës”, është shprehur Thaçi përmes Twitter, transmeton Gazeta Stop.

“Veprime të tilla e dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtim”.