Tre të vdekur dhe 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 156 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan”m, thuhet në njoftimin e MSHMS-së.