Sunny Hill Festival

Tregu energjetik, sot protestohet në Prishtinë

Sot bizneset do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.

Bizneset kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik.

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, më 11 qershor 2025, nga ora 11:00 deri në 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.