Treni që rrezikon kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion (Foto)

Sistemi hekurudhor në Kosovës përveç që është i pa modernizuar dhe mungojnë investimet, ai është edhe i rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion dhe udhëtarët.

Kështu një lexues i www.gazetastop.com ka treguar se në Fshatin Grabovc të Komunës së Fushë Kosovës, në momentin që ka kaluar  një tren transportues nuk ka pasur tregues manual e as sinjalizues për të treguar se është duke kaluar treni dhe ka rrezik për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Në foton e dërguar nga lexuesi shihet se as laura që pengon kalimin në hekurudhë përveç trenit nuk ka punuar.